Bashkimi Evropian konfimron se Policia e Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Bashkimi Evropian konfimron se Policia e Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Bashkimi Evropian ka konfimrur zyrtaisht  se Policia e Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit. Zëdhënësi, Peter Stano ka deklaruar para gazetarëve se sulmi  ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe natyrisht që hetimet janë në kompetencë të Policisë së Kosovës, me të cilët ne kemi bashkëpunim shumë të mirë. Policia e Kosovës është në kontakt të ngushtë me misionin tonë, EULEX, tha Stano. BE-ja ka qenë shumë e qartë, se është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur, dhe në bazë të tyre të marrin vendime vendet anëtare, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme ndaj Serbisë. Dhe në këto rrethana ne presim një bashkëpunim të plotë dhe pa kushte nga ana e Serbisë, saktësoi, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …