leoni

Andrej Plenkoviq: Komuniteti ndërkombëtarë duhet të ketë reagime të qarta dhe t’i përkrahë institucionet e Kosovës pas sulmit serb në veri

Andrej Plenkoviq: Komuniteti ndërkombëtarë duhet të ketë reagime të qarta dhe t’i përkrahë institucionet e Kosovës pas sulmit serb në veri

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq tha se komuniteti ndërkombëtarë duhet të ketë reagime të qarta dhe t’i përkrahë institucionet e Kosovës pas sulmit në veri të vendit. Gjatë takimit  në Zagreb kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media, Plenkoviq tha se “Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga grupe të armatosura të cilat kanë qenë të armatosura në formë të tillë, duke bërë të qartë që këtu bëhet fjalë për një operacion paraprakisht të planifikuar, pasi që me pajisje të tilla dhe me një numër të madh njerëzish, nuk është diçka që ka ndodhur rastësisht”. Dhe ne konsiderojmë që kjo ngjarje është një incident shumë serioz dhe është një sinjal i fortë që tregon se ka forca të cilat duan ta destabilizojnë situatën në Kosovë, raportet mes Kosovës dhe Serbisë, dëshirojnë ta destabilizojnë situatën në hapësirën e Europës juglindore dhe natyrisht nuk mund të mos e shohim këtë jashtë kontekstit gjeostrategjik. Plenkoviq kërkoi reagim të qartë të komunitetit ndërkombëtar dhe që Serbisë t’i dërgohen mesazhe të qarta. Dhe natyrisht sa i përket kësaj kemi dëgjuar mesazhe të qarta drejtuar Serbisë, që të tërhiqen menjëherë forcat e drejtuara drejt kufirit të Kosovës, tha Plenkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …