leoni

Hajredin Kuçi

Hajredin Kuçi: Çdo ndryshim i statusit të veriut të Kosovës do të ishte kthim para 17 shkurtit 2008 dhe kthimi i Rezolutës 1244

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, në qeverisjen e Hashim Thaçit, z. Hajredin Kuçi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës. Kuçi tha se jashtë ruajtjes së kufijve që e ka KFOR-i me mandat, çdo ndryshim i statusit të veriut të Kosovës do të ishte kthim para 17 shkurtit 2008 dhe kthim nën administrimin e Rezolutës 1244. Sa i përket veriut, unë mendoj që nuk ka nevojë të ketë asnjë status tjetër veriu. Veriu duhet të ketë statusin e çdo komune çfarë e kanë komunat tjera. KFOR-i e ka për obligim, ne i jemi falënderues që t’i mbroj kufijtë e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim janë të mirëseardhur për ruajtjen e kufijve dhe natyrisht, këtu besoj që jemi falënderues për ata, shtetet por edhe familjet e tyre që kanë dërguar djemtë dhe vajzat në Kosovë. E kundërta e asaj, KFOR-i nëse e merr veriun po e them juridikisht, ata duhet ta kenë një lidhje juridike civile. Dhe ajo lidhje juridike civile me rezolutën 1244 është UNMIK-u. Kemi një ringjallje të kohës së para 17 shkurtit të viti 2008. Kjo nuk guxon dhe nuk duhet të ndodh në asnjë rast. Cenimi i kufijve të Kosovës. Pastaj është çështje që koordinohet Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i, EULEX-i, kushdo që është i pranishëm,  tha Hajredin Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …