Në gjykimin kundër Pjetër Shalës, që po mbahet në Gjykatën Speciale, në Hagë, dëshmitari i tretë i mbrojtjes, Naser Koçinaj, i pyetur nga avokati, Zhan Lui Zhilissen lidhur me atë se a ka njohur ndonjë person me nofkën “Ujku” gjatë kohës së luftës, ai ka mohuar të ketë dëgjuar për atë nofkë. Në sesionin e paradites, dëshmitari Koqinaj iu ka përgjigjur pyetjeve të palës mbrojtëse, të cilën e ka përfaqësuar avokati, Zhilissen. Me këtë rast, dëshmitari Koqinaj ka treguar se në UÇK është kyçur në vitin 1998 dhe ka vazhduar angazhimin e tij në Magazinën numër 2, në Kukës, si person i caktuar për shpërndarjen e uniformave të UÇK-së deri në përfundim të luftës, ku bashkë me ushtarët gjermanë të KFOR-it është kthyer, në Prizren. Lidhur me angazhimet në magazinë, dëshmitari ka thënë se ai vetë e ka hapur dhe e ka mbyllur, pasi aty nuk ka fjetur askush, sepse në magazinë ka pasur vetëm uniforma. Dëshmitari është pyetur se a kishte njohuri kush ishin Zijadin Hoxha dhe Bedri Dervishaj dhe doktor, Ilir Rakaj. Përgjigjet e dëshmitarit në disa pyetje të avokatit të palës mbrojtëse nuk janë dëgjuar.
Kontrolloni gjithashtu
Më 22 nëntor të vitit 1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit
Më 22 nëntor të vitit 1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar …