Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Kosova duhet ta padis Serbinë për Invazion

Nga 24 Shtatori të gjithë analistat dhe qeveritarët, udhëheqësit partiak, merren me atë çka ndodhi dhe si ndodhi!

Çuditërisht krejt këta ”mentar” të Kosovës akoma nuk kan guxim ta quajnë me emër, këtë përpjekje për pushtim të teritorit të Kosovës!

Kjo që ndodhi ishte shkelje e sovranitetit të teritorit të Kosovës! Ishte agresion, sulm terrorist,ushtarak e para militar, bandat diverzante, të pregaditura e të ushtruara dhe mbështetur nga ushtria, të shtyer në mbrendinë e teritorit të Kosovës rreth 40 km!

Herë pas here ndihen zëra të mekur nga të huajt se duhet të ketë hetim ndërkombtar!

Kjo mund të bëhej kur do të ishte paraqitur akuzë, drejtuar drejtsisë ndërkombtare nga Kosova për betejën e Bajnskës, betejë e pa shpallur, por e organizuar fshehurazi  nga Serbia e cila veproj për ta aneksuar Kosovën pjesërisht, apo tërësisht!

Urgjent të kërkohet gjykim ndërkombëtarë për kriminelet, të cilët e prishën sigurinë e Shtetit të Kosovës duke i vrarë Policinë, si dhe tronditën popullatën me përdorimin e armeve të shumta e të shumë llojeve!

Armët luftarake të ushtrisë Serbe të prodhimeve të fundit, që sjellin, shkallë të madhe të rrezikshmërisë njerëzore dhe të teknikës policore!

Armë që një Brigadë do të armatosej maksimalishht për luftë në dukje u panë edhe llojet e motorëve Rus me katër rrotë!

Shpërthimi dhe shuarja e kësaj beteje, jep qartë qëllimin luftarak të këtyre njësive të specializuara ushtarake e paramilitare, në poligonet e ushtrisë Serbe!

Kosova duhet të kerkoj me padinë e saj, gjykim ndërkombtar te kriminelve, ose të i dorëzohen kriminelet nga Serbia Kosovës!

Duhet qartë të ju themi Europes se pas 24 Shtatorit jemi në rrethana lufte nga sulmi i Serbisë, nuk ka dialog nuk ka besim mëë në çfarëdo marrveshje me Serbinë dhe qeverinë e saj!

Kosova të bëj urgjentisht Marrëveshje juridike me SHBA-në, apo me Britaninë e Madhe, që të ja delegon Kosova çështjen e Sigurisë!

Pasi që nuk jemi në NATO, së paku kur e kemi një marrëveshje për siguri me njerin vend të NATO-s mjafton sikur të jemi!

Ndërsa kur negociohet për marrëveshje me Serbinë duhet filluar nga zero nga 24 shtatori!

Çdo gjë u shëmb me veprimin luftarak nga ana e Serbisë!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …