Vedant Patel: Po monitorohet vendosja e artilerisë dhe e forcave serb përgjatë kufirit me Kosovën

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel, deklaroi  se po monitorohet  vendosja  e forcave serbe dhe artilerisë përgjatë kufirit me Kosovën. Patel u pyet në një konferencë për media nëse kanë verifikuar se Serbia i ka tërhequr trupat e saj nga atje, pasi zëdhënësi tjetër, Matthew Miller kishte thënë dje se s’kishin qenë në gjendje ta vërtetonin këtë. Ne kemi qenë mjaft të qartë për shqetësimet tona dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ciklin në rritje të tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës. Ne i  kemi bërë thirrje Serbisë që t’i tërheqë forcat nga kufiri dhe t’i ulë tensionet gjithashtu. Kemi vërejtur disa tërheqje të forcave dhe materialeve përgjatë kufirit të Kosovës që nga 29 shtatori dhe presim që Serbia t’i vazhdojë hapat  e shtendosjes, duke përfshirë tërheqjen e vazhdueshme të forcave ushtarake nën normat e përcaktuara, nënvizoi, Vedant Patel.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …