Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka rikonfirmuar se deputetët e kësaj partie në Kuvend nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Grupi Parlamentar i PDK-së sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare e ka qëndrimin e qartë për të gjitha projektligjet që vijnë këtu në Kuvend. Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë e angazhohemi është që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve. Abelard Tahiri ka ftuar deputetët që të diskutojnë për datën e zgjedhjeve pasi siç ka thënë, paraja publike po shpenzohet kot. “Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe në momentin që të dakordohemi kur ta çojmë vendin në zgjedhje, ta shpërbëjmë këtë legjislaturë jofunksionale, jemi dakord që brenda asaj dite do t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Pra, atë ditë që ne dakordohemi që të shpërbëhet ky Parlament, të njëjtën ditë do t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Por, jo me këtë jonfunksionalitet që është duke vazhduar që një kohë të gjatë nuk ia vlen me shpenzimin e parasë publike”

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …