Olaf

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz, gjatë një konference me kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka folur edhe për Kosovën

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz, gjatë një konference të përbashkët shtypi bashkë me kryeministrin E Bullgarisp, Nikolai Denkov, ka folur edhe për Kosovën. Ai ka thënë se për Gjermaninë është shumë e rëndësishme që tensioni aktual mos të eskalojë.  Gjermania, Franca dhe Italia janë të përkushtuar që ta gjejnë një zgjidhje, duke iu referuar dialogut Kosovë – Serbi. Për mua është shumë e rëndësishme që situata të mos eskalojë më tej kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën. Bëhet fjalë për një zgjidhje paqësore dhe kjo është ajo që ne jemi shumë të përkushtuar. Ai shtoi se çështja e tensioneve Kosovë-Serbi do të diskutohet gjithashtu sot dhe nesër  kur udhëheqësit e 50 vendeve  evropiane të takohen në Granada të Spanjës. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetarja, Vjosa Osmani, ku është raportuar se vendet evropiane do të përpiqen që të organizojnë një takim në mes saj dhe kryetarit  serb, Aleksandër Vuçiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …