leoni

Azem Syla

EULEX-i shtyn seancat gjyqësore kundër Azem Sylës dhe të pandehurve të tjerë

Dy seancat e veçanta hetuese, që ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj jave janë shtyrë nga EULEX-i, ka thënë për mediet avokati i Nuhi Ukës, Tahir Rrecaj.  Seancat e mundësisë së veçantë hetuese ishin caktuar pas kërkesës së prokurorit të rastit Danilo Çecarrelli. Në seancat e mundësisë së veçantë hetuese, një panel prej 3 hetuesish mund të marrin në pyetje dëshmitarë që mund të ndodhë të mos jenë të pranishëm në procesin e mundshëm gjyqësor dhe dëshmia e dhënë në këto seanca konsiderohet pastaj si e dhënë në seancat gjyqësore, ka thënë avokati Rrecaj për Kallëzo. com.

Azem Syla, Nuhi Uka, Artan Vila, Hajrullah Berisha, Sabedin Haxhiu, Lubisha Vujoviq, Ilaz Syla dhe Avni Maxhuni ishin arrestuar më 27 prill të këtij viti pas një aksioni masiv të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.  52 persona po dyshohen nga prokuroria se kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në rajonin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …