Sot në Grenadë të Spanjës takohen 50 burrështetas evropianë, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur, Komuniteti Politik Evropian, që ka në fokus përmirësim e bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent. Takimi i tretë i tillë organizohet për t’iu dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë. Ky organizim po bën përpjekje të rrisë mundësitë për liderët që të takohen në grupe më të vogla për takime joformale, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore. Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, pastaj konfliktet në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, pritet të jenë në qendër të diskutimeve të sotme. Takimi në Grenadë do të vazhdojë edhe nesër.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …