Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka kërkuar sqarim kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me çështjen e bashkimit kombëtar. Ajo tha se kryeministri qe i ka menduar Ligjet dhe Kushtetutën, në periudhën kur ka qenë si opozitar, nuk e ka ditur se çfarë paraqitet në Kushtetutën e Kosovës, duke folur për bashkim kombëtar. Tash kur po flet për bashkim kombëtar po thua se këtë nuk e lejon Kushtetuta. S’po di tash a me të besua kur ke qenë opozitar e që je thirrë në bashkim ndërkombëtar, e tash si ke ardhur në këtë karrigen tënde të ngrohtë që po strukesh aty e paske kuptuar që Kushtetuta nuk lejon bashkim kombëtar. Duke folur për ankesën e Kurtit, se opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, Kadrijaj tha se partia e Kurtit nuk e ka votuar as Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Përderisa nuk hiqen masat, këto sanksione e të votojë opozita marrëveshjet ndërkombëtare nuk ki me i marrë ato miliona sepse je personi që e ke sjellë Kosovën në sanksione nga BE-ja dhe Amerika. Ti je personi i vetëm përgjegjës për situatën e krijuar dhe ato sanksione që i janë vendosur Kosovës dhe për ato fonde që nuk ka me i marrë Kosova”, ka thënë, deputetja, Time Kadrijaj.