Kryetari i Këshillit Evropian, Çarls Miçel, gjatë takimit në Samitin e Granadës, në Spanjë, ka deklaruar se platforma e Komunitetit Politik Evropian duhet të ketë rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë, Besoj se kjo platformë e Komunitetit Politik mund të luajë dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht… dhe midis Serbisë dhe Kosovës, sepse konfliktet nuk janë vetëm problem për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë, ato janë një problem për rajonin dhe për kontinentet tona. Ne duhet ta përdorim këtë platformë unike për të ndërtuar më shumë besim, më shumë besim mes nesh, më shumë paqe, më shumë stabilitet, më shumë parashikueshmëri. Bota po shikon kontinentin tonë evropian dhe disa shpresojnë që do të dështojnë, por shumë të tjerë shpresojnë se do të kenë sukses. Qytetarët tanë duan që ne të udhëheqim dhe të jemi një forcë ndryshimi në përmirësimin e jetës së përditshme. Vizioni ynë është për një Evropë, që është e bashkuar, që është paqësore, e qëndrueshme dhe e begatë”, nënvizoi Çarls Miçel.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …