Prania e trupave të KFOR-it në Banjskë ka penguar përshkallëzimin në një situatë edhe më të rëndë, ka deklaruar komandanti i KFOR-it në largim, Angjelo Mikele Ristuccia. Ai ka rrëfyer se ishte në kontakt të rregullt me të gjithë kolegët përkatës, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ristuccia në krye të KFOR-it do të zëvendësohet nga gjenerali turk Ozkan Ulutash, dorëzimi i detyrave është planifikuar për më 10 tetor dhe komandanti aktual i KFOR-it thekson se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut. I pyetur nëse KFOR mund të kishte bërë më shumë në Banjskë dhe nëse ngjarje të ngjashme mund të përsëriten në të ardhmen, si dhe nëse KFOR merr pjesë në hetimet e ngjarjeve në Banjskë, Ristuçia tha: “Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë si reaguese e parë, duke reaguar në përputhje me përgjegjësitë e veta ligj-zbatuese. Prania e trupave të KFOR-it në atë zonë ndaloi që ngjarjet të eskalojnë në një situatë më të rëndë. Kam qenë në kontakt të rregullt me të gjithë kolegët e mi relevant, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe”, tha ai për Kosovo-Online.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …