Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Refuzimi i kryeministrit Kurti, për të mos iu përgjigjur deputetëve të opozitës është shantazh e kërcënim, tha deputeti, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti për t’ iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës është tendencë për shantazh dhe kërcënim. Deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati,  por kjo është përpjekje e kryemashtruesit, Albin  Kurti, për t’i ikur  përgjegjësisë para deputetëve, kur ata adresojnë skandale, e në veçanti skandalin me rezervat shtetërore, hajninë me energjinë elektrike  por edhe rritjen e konsumit. Duhet ta kuptojë që ky kryeministër dhe çdo kryeministër që në mandatin e tyre, deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues sipas Kushtetutës së Kosovës e as me kërcënime e me shantazhe të tilla, deputetët nuk mund të nënshtrohen sepse e kanë votën e tyre. Ju e dini që PDK-ja e opozita që nga fillimi kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare e grante tjera në vlerë 360 milionë euro, por që për shkak të sanksioneve nga BE-ja e Amerika, këto mjete nuk po mund të shfrytëzohen dhe cila është logjika që të krijohen obligime financiare ndërkombëtare e të qëndrojmë nën sanksione”, ka pyetur deputeti, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …