Në pamundësi për ta shprehur mllefin e zemërimin atje ku duhet, në pamundësi për t’ u ballafaquar me realitetin ku e ka sjellë Kosovën, i frikësuar nga pyetjet e deputetëve, kryeministri, Kurti ka zgjedhur heshtjen dhe injorimin e pyetjeve të deputetëve, edhe pse e ka obligim institucional Kurti gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit, ka thënë për veten e vet se nuk ka pasur kryeministër në Kosovë që nuk iu ka përgjigjur më me seriozitet pyetjeve parlamentare, por tani nuk dua të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament. Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet, të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time, edhe pse tashmë e kam të përgatitur. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet, e jemi të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen e përfaqësimit të interesit publikë e shtetërorë. Kurti, as me këtë rast nuk përmend kohën kur ishte në opozitë dhe kur nuk i votonte marrëveshjet ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …