Sot në Tiranë, janë takuar dhe kanë zhvilluar bisedime ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi, u mbajt në Pallatin e Brigadave në kryeqytetin e Shqipërisë. Qysh në mëngjes, janë pritur delegacionet e vendeve përkatëse. Përveç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Bosnje-Hercegovina, pjesë e takimit janë edhe ministrat e shteteve anëtare të përfshira në Proces si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar. Takimi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp në mes të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili ka drejtuar edhe punimet e këtij takimi, ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe komisionarit të BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ajo që u prit me interes nga ky takim do ishin diskutimet për çështjen e Kosovës dhe Serbisë. Të pranishëm në takim kanë qenë edhe ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …