Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se partia ne pushtet po shkel Kushtetutën duke mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare dhe duke u vënë kusht që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Ai tha se kryeministri i cili fëmijën nuk e rrit në Kosovë, nuk e ka as ndjesinë e përgjegjësisë. Shihet qartë se po shkelet Kushtetuta dhe formalisht vijnë kinse po përgjigjen e kinse punojnë. Po duhet marrë përgjegjësinë edhe për qytetarët tjerë, mbi 49%, që nuk kanë votuar për ju. Një kryeministër si Albin Kurti që fëmijët e vet i rrit jashtë Kosovës nuk e ka ndjeshmërinë e përgjegjësisë. E kuptoj për secilin deputet që të kenë familje jashtë vendit, por jo presidenti e Kryeministri apo kryeparlamentari, sepse kjo tregon papërgjegjshmëri të madhe ndaj besimit që e ka marr prej qytetarëve. Kuvendi është bërë cirk si pasojë e idesë rrugaçe që përfaqëson Kurti me partinë e vet. Ju i konsideroni si qytetarë të rendit të dytë ata që nuk ju kanë votuar. Ata kanë mendësi të tillë që është shkatërruese për Kosovën”, ka nënvizuar deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …