Serbia vazhdon militarizimin e xhandarmërisë

Serbia vazhdon militarizimin e xhandarmërisë

Serbia po e militarizon edhe më shumë xhandarmërinë e saj, duke e pajisur me mjete të reja luftarake. Gjatë një ceremonie solemne, sot u bë dorëzimi i 20 mjeteve luftarake të blinduara te xhandarmëria e Serbisë. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, citohet të këtë thënë se ‘xhandarmëria e Policisë së Serbisë është e pakonkurrencë për nga forca në rajon”. Kreu i Qeverisë serbe tha se qytetarët e Serbisë nuk duhet të ndihen të shqetësuar për sigurinë e tyre, ndërkaq paralajmëroi se do të investohet edhe më tej në industrinë e dedikuar për mbrojtje. Kohëve të fundit, Serbia ka shtuar praninë e xhandarmërisë së saj në brezin kufitar me Kosovën, duke i mbajtur nën tension banorët e fshatrave shqiptare në të dyja anët e kufirit. Gjendja më alarmante paraqitet në Bujanoc, përkatësisht në fshatrat e malësisë së kësaj komune, ku banorët jetojnë në agoninë e terrorit që shkakton paraqitja e xhandarëve të armatosur. Po kështu edhe në Karaçevë të Dardanës, gjendja është e njëjtë, ku patrullat e xhandarmërisë serbe depërtojnë pa kurrfarë pengese në territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Izraeli miraton ligjin që i ndalon aktivitetin, në Gaza, agjencisë së OKB-së UNRWA, e cila ndihmon refugjatët palestinezë

Izraeli miraton ligjin që i ndalon aktivitetin, në Gaza, agjencisë së OKB-së UNRWA, e cila ndihmon refugjatët palestinezë

Me miratimin e një ligji që i ndalon aktivitetin në Gaza agjencisë së OKB-së UNRWA, …