leoni

Memli Krasniqi: Është hera e dytë brenda një muaji që Albin Kurti nuk ftohet, as pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë

Memli Krasniqi: Është hera e dytë brenda një muaji që Albin Kurti nuk ftohet, as pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është  cituar të ketë deklaruar se në samitin në Granadë të Spanjës, shumica e shteteve  janë përfaqësuar nga kryeministrat. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që kryeministri Albin Kurti nuk ftohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës. Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar Memli Krasniqi. Në qytetin Granada të Spanjës, Vjosa Osmani po përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian nismë e cila  përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27  shtetet anëtare të  Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …