Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë ishin temë me rëndësi në takimin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Tiranë

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë ishin temë me rëndësi në takimin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Tiranë

Tensionet e shtuara mes Kosovës dhe Serbisë kanë zënë  një vend me rëndësi të bisedimet e ministrave  të jashtëm  të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit, i cili u mbajt në Tiranë. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbok, e konsideroi provokim të palës serbe rritjen e pranisë së saj ushtarake në kufi me Kosovën. Ajo zhvilloi takime të ndara me homologët e të dy vendeve dhe deklaroi se çelësi i zgjidhjes është në Beograd e Prishtinë. Por ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se rinisja e dialogut do të varet nga ndëshkimi apo jo i Serbisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare .Sulmi ndaj policisë së Kosovës në Banjskë dhe situata kritike që pasoi, lanë disi në hije temat e tjera të diskutimit të parashikuara në takimin e sotëm të kryediplomatëve të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit, nisma gjermane e lindur në vitin 2014, me synim përshpejtimin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit perëndimor. Edhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh se “së pari duhet një shtendosje e  plotë e gjendjes së sigurisë. Duhet të rikthehet dialogu dhe të jepen rezultate, duke vënë në zbatim të gjitha marrëveshjet. Së dyti, të gjithë autorët duhet të sillen para drejtësisë, dhe drejtësia jo vetëm që të flasë, por autoritetet duhet që plotësisht të bashkëpunojnë me BE-në”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …