Manastiri i Decanit

MSc. Adem Lushaj: Manastiri i Deçanit gjithmonë është ruajtur dhe ruhet nga deçanasit

(Reagim ndaj një pjese të artikullit në gazetën prestigjioze britanike TH GUARDIAN që ka të bëj me monumentin fetar, kulturoro-turistik, manastirin e Deçanit)

Revista prestigjioze britanike THE GUARDIAN, në njërin nga artikujt e saj me titull: “I loved drifting along the canals’: readers’ best unsung city breaks in Europe (Më pëlqente të ecja përgjatë kanaleve: pushimet më të mira të pakënduara të lexuesve në Evropë), ka bërë përshkrimin e disa vendeve turistike që do duhej të vizitohen si vende atraktive për turistët, ku ndër to ka cekur edhe Pejën dhe Deçanin, përkatësisht Çarshinë e Pejës, Bjeshkët e Nemuna dhe Manastirin e Deçanit. Përkundër faktit se jemi shumë mirënjohës që autori prezanton bukuritë natyrore të bjeshkëve të Nemuna dhe monumentin tonë kulturor-turistik, duke bërë ftesë për t’i vizituar këto resurse turistike, me gjasë ka rënë në lajthitje të dezinformimit dhe të pavërtetave të klerikëve, tashmë të njohur për propagandën e tyre antishqiptare dhe nxitjes së urrejtjes. Në një pjesë të artikullit që mban autorësinë e Ryan Welborn, thuhet se manastiri i Deçanit është nën mbrojtjen e trupave të KFOR-it, ngase viteve të fundit ishte sulmuar disa herë, sikurse që thotë se gjatë luftës 1998-99, ky manastiri ka strehuar refugjatë të të gjitha etnive në regjion.

“Ëe also visited the exquisite medieval Serbian Orthodox 14-century Decani Monastery, ëhich is under NATO-s KFOR protection as it has been attacked in recent years. During the Kosovo ëar 1998-1999 the monastery sheltered refugees of all ethnicities in region”. (Ne vizituam gjithashtu Manastirin e shkëlqyer mesjetar ortodoks serb të Deçanit të shekullit të 14-të, i cili është nën mbrojtjen e KFOR-it të NATO-s, pasi është sulmuar vitet e fundit. Gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999, manastiri strehoi refugjatë të të gjitha etnive në rajon).

Propaganda serbe më në krye klerikun e dyshimtë Sava Janjiç, në vazhdimësi ka bërë përpjekje për të akuzuar qytetarët e Deçanit se po rrezikojnë manastirin e Deçanit, qoftë edhe të sulmimit me armë apo përmes grafiteve me simbolet e ISIS dhe UÇK-së.

Manastiri i Deçanit si njëri nga resurset më të rëndësishëm fetar, kulturor dhe turistik i komunës sonë, gjithmonë është ruajtur nga banorët vendas, nga shqiptarët. Edhe sot e gjithmonë, ky objekt do ruhet nga deçanasit e assesi nga forcat ushtarake dhe policore, qofshin edhe të NATO-s.

Aspak nuk është e vërtetë se gjatë luftës 1998-99, në këtë manastir janë strehuar refugjatë, ngase askush nuk është refugjatë në vendin e vet, në qytetin e vet. Nëse Sava Janjiç pretendon se ishte shpëtimtar i disa dhjetëra deçanasve të zënë peng nga qeveria kriminale e Millosheviçit, duke i strehuar për dy apo tri ditët e fundit të bombardimeve të NATO-s, ishte një maskë politike e tij duke ditur se kriminelëve të Millosheviçit, po iu vie fundi. Janjiç nuk përmend faktin se në këtë manastir ishin strehuar kriminelët që merrnin bekimin nga “njerëzit e zotit” për të vrarë shqiptarët. Sava Janjiç dhe kolegët e tij, të tregojnë se kush i kishte vrarë pleqtë, Hajdar Kuçin dhe Bekë Shabanaj, që janë gjetur të ngufatur në ujë në afërsi të Manastirit. Le të tregojnë se kush i kishte vrarë Rexhë Pajazitaj dhe Bajram Osdautaj, dy të moshuarit isniqas. Le të tregon arsyen e daljes në foto brenda hapësirave të manastirit me kriminelët, ndër ta edhe të dënuar për krime lufte. Klerikët e këtij manastiri të tregojnë arsyen e vërtetë për pengesat që bëjnë, për ndërtimin e rrugës që do mundëson zhvillimin e turizmit të kësaj komune. 

Sërish i jemi falënderues revistës THE GUARDIAN dhe autorit të shkrimit në fjalë, e sidomos Organizatës “Balkan Natural Adeventure” për vlerësimin dhe pikët e dhëna për shtetin e Kosovës në sferën e turizmit, por do ishte shumë miqësore dhe reale që të korrigjohet pjesa e fundit në të cilën është thënë një e pavërtetë rreth Manastirit të Deçanit, gjë që besojmë se është ndonjë lëshim i paqëllimshëm e kurrsesi tendencioz e prapavijë politike! Është e papranueshme heshtja e institucioneve tona shtetërore, e posaçërisht e Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Turizmit, duke qenë mirë të informuar për gënjeshtrat dhe fabrikimet e shumta të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd dhe të Sava Janjiçit, këtu në Deçan.

Edhe njëherë e potencojmë se manastiri i Deçanit, as në vitin 1998-1999, kur këtu ka pas luftë, e as kohëve të fundit, nuk ishte  sulmuar nga banorët e këtij qyteti, përkundër është mbrojtur përgjatë gjithë historisë. Këtë gjë mund ta dëshmojnë policia e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse ndërkombëtare që janë nën emblemën KFOR-i, ngase ky objekt i kulturës që nga 1999, është nën mbrojtjen e tyre!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …