Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se sulmi terrorist i bandave serbe më 24 shtator ka pasur si synim aneksimin e pjesës veriore sikur ndodhi me Krimenë në vitin 2014 nga Rusia. Hoxhaj thotë se në shkurt dhe mars të vitit 2014, Rusia pushtoi dhe më pas aneksoi Gadishullin e Krimesë, duke e marrë atë nga Ukraina. Kjo ngjarje ndodhi pas Revolucionit të Dinjitetit dhe është pjesë e luftës më të gjerë ruso-ukrainase. Hoxhaj ka thënë se kjo situatë është mënjanuar falë fitores së Policisë së Kosovës, por që nuk e përjashton mundësinë që kjo të përsëritet. Ai kritikoi edhe Bashkimit Evropian për amnistimin të Serbisë. Padyshim që ka qenë një akt i agresionit i planifikuar i shtetit serb dhe me qëllime të qarta politike, meqë këta njerëz janë kriminelë të rëndomtë dhe në të kaluarën janë marrë me kontrabandë por qëllimi dhe agjenda e tyre ka qenë politike, ka qenë aneksimi i pjesës së veriut të Kosovës, në një mënyrë të ngjashme sikurse Krimeja në mars të 2014-ës apo Donbasi para dy vitesh dhe qëllimi i tyre ka qenë ta përmbysin rendin kushtetues, ta aneksojë këtë pjesë të territorit të Kosovës, të krijojnë fakte të reja në terren dhe ta qesin Kosovën para fakteve të kryera dhe falë fitores së Policisë dhe të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …