Duke komentuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në pjesën veriore të vendit, kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka deklaruar për Zërin e Amerikës se ky sulmi në pjesën veriore të Kosovës nga një grup i armatosur serb ishte përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë. “Ajo që dimë është se që politikani kryesor, më me ndikim, i zgjedhur dhe që përfaqëson interesat e Presidentit të Serbisë në Kosovë, Radoiçiç udhëhoqi këtë sulm. Ai është parë në kamera dhe deklaroi përmes avokatit të tij se ishte i përfshirë. Ndaj tij është ngritur akuza, ndonëse u lirua menjëherë, në Serbi. Pra, e dimë që nuk bëhet fjalë për një grup qytetarësh të dëshpëruar, por bëhet fjalë për udhëheqjen e partisë kryesore, që në thelb është degë e partisë së Presidentit Vuçiq në Kosovë. Po ashtu e dimë që pajisjet e tyre nuk janë pajisje që mund t’i blesh në dyqan. Këto janë pajisje ushtarake. Pastaj kemi pohimet që ka bërë Policia e Kosovës nga dëshmitë që ata gjetën se janë zhvilluar stërvitje përgjatë periudhave të gjata kohore nëpër qendra për stërvitje ushtarake në Serbi. Këtë pohim nuk mund ta konfirmoj, por pamja që del është tejet e qartë: kemi një qeveri në Serbi që thotë se duhet të ndërhyjmë, Presidenti Vuçiç në korrik foli për 14 ditë afat bashkësisë ndërkombëtare për të çarmatosur Policinë e Kosovës dhe njësitë speciale të Kosovës në veri. Pra, paralajmërimet, pastaj rritja e buxhetit të mbrojtjes ndër vite në Serbi dhe retorikën e njerëzve si Radoiçiq, që ka një histori kërcënimesh jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe opozitarëve në mesin e serbëve të Kosovës. Të gjitha këto gjëra bashkë, e bëjnë të qartë se kjo ishte një ndërhyrje serioze e një shteti fqinj që përpiqet të ndryshojë kufijtë me forcë” ka deklaruar mes tjerash, kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus.
Kontrolloni gjithashtu
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi qasjen e Qeverisë ndaj krizave energjetike, në të cilat përfiton Serbia
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj krizave …