Antologji poetike për Bylbyl Breçanin “Hero i Kosovës”, që do të botohet në fillimvitin 2024.
Mirëpresim krijimet tuaja poetike deri me 31 dhjetor 2023 në adresën: [email protected]. Deri tani, në tetor 2023, janë pjesë e kësaj Antologjie Poetike 47 poetë nga Rajoni Shqiptar i Ballkanit dhe Mërgatat Shqiptare në Botë.
Tiranë, 6 tetor 2023.
Pak nga CV e Heroit
HEROI i KOSOVËS BYLBYL BREÇANI e NGRITI FLAMURIN SHQIPTAR të FITORES së THYERJES së KUFIRIT SHQIPËRI-KOSOVË NË MES BRESHËRIVE TË PLUMBAVE TË USHTRISË SERBE
-Akademia Përkujtimore Jubilare në 50 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës e Dëshmoriut të Shqipërisë, Bylbyl Breçanit, do të mbahet në “Tirana International Hotel e Konference Center”, me 13 maj 2024, ora 11.00.
Bylbyl Breçani lindi në fshatin Markaj të Tropojës, më 13 maj 1974. Trualli i tij kishte mëkuar tek ai patriotizëm në breza. Gjyshi i tij kishte luftuar përkrah Bajram Currit, ndërsa dy xhaxhallarët Cen Selimi Breçani e Shaban Sadiku Breçani u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Shqiptare në luftë kundër nazifashistëve.
Prindërit e Bylbylit, Hazir Selim Breçani (Bacaloku e mixhoku Hazir) në Markaj (Bujan i Epërm) e Kajde Fetahu Breçani (Nanëmadhja Kajde) nga Iballa e Pukës, i kishin shtatë fëmijë, 4 djemë e 3 vajza. Nga katër vëllezërit Bylbyli ishte i treti. Në odën malësore ai kishte dëgjuar gjithmonë ngjarje historike, e më së shumti për luftërat për çlirimin e Kosovës e bashkimin e saj me Shqipërinë.
Bylbyl Breçani e kreu arsimin 8-vjeçar në vendlindjen e tij në Markaj të Bujanit të Tropojës. Sherbimin ushtarak e kreu në dy vite në Pukë, pastaj u specializua për raketa në Tiranë e në fund në Kukës (1994-‘95).
Organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte filluar herët-shkruan publicisti e veprimtari Gëzim Prengzi- dhe Malësia e Gjakovës ishte vendi i përgatitjes së luftëtarëve e drejtuesve të saj, ishte vendi i furnizimit me armë dhe ishte streha vllazërore që do të strehonte popullsinë shqiptare të Kosovës të shpërngulur me forcë nga makina ushtarake serbe. Një nga vendet bazë ku kryhej përgatitja për ushtarët e UÇK-së ishte edhe Breçani, kjo lagje gjeostrategjike natyrore e luftarake e fshatit Markaj. Kësokohe, aty, te “Tunelet e Breçanit”, atdhetari kombëtar, Bylbyl Breçani, takohet me Ilir Konushevcin–“Hero i Kosovës” e Adrian Krasniqin–“Hero i Kosovës”. Mbasandejna, tevona, dhe me ushtarakët e lartë të Luftës së Koshares, Rrustem Berisha e Hisen A. Berisha dhe vullnetarisht organizohet në shkurt-qershor në formacione luftarake të Luftës së Kosovës, në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare.
Bashkë me eprorët e tij, Rrustem Berisha (ish- Ministër i Mbrojtjes i Kosovës) e Hisen A. Berisha (deputet i Republikës së Kosovës) mori pjesë në thyerjen e kufirit mes shqiptarëve në prill 1999, në betejën legjendare të Koshares– nga luftërat monumentale të Kombit Shqiptar, ku Bylbyl Breçani në mes breshërisë së plumbave të serbëve e ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar në posten e Kamenicës në Koshare. Akti i tij i lartë do të shënonte fitoren e kësaj beteje e thyemjen e kufinit Kosovë-Shqipëri.
Në periudhen kohore prej shkurtit deri në qershor 1999 pjesëmarrja e tij në luftime të ndryshme e të shumta ishte shumë e gjerë: prej nga Rrasa e Zogut në Koshare, nga Juniku në Deçan, nga Rrasa e Zogut në Koshare e nga Isniqi në Pejë.
Bylbyl Breçani shumë shpejt u bë i njohur dhe i vlerësuar nga bashkëluftëtarët dhe eprorët e tij. Ai nuk mbeti vetëm një ushtar i thjeshtë, por edhe një drejtues i denjë, një luftëtar i frontit të parë, ballor, sakrifikues deri në dhënien e jetës së tij. Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, thoshte se: “Bylbylin e kam krahun e djathtë, se janë këta Bylbyla që na e prunë lirinë dhe e naltësuen Shqipërinë”. Ndërsa Hisen A. Berisha thoshte se “Bylbyli ishte i papërmbajtur, nuk pyeste për plumbat serbë, e sado e këshillonim që të kishte kujdes, si thoshte që, “unë e kam realizuar planin, le të ndodhë çka të donë…”
Më 25 qershor 1999, Bylbyl Breçani niset me disa shokë për t’i nxjerrë dy luftëtarë kosovarë të mbetur në fushën e luftës, të mbetun pa u varrosur. Në këtë aksion të guximshëm ai bie në tokë të minuar me mina të ushtrisë pushtuese, aneksuese e shovene serbe në Shkozë të Mulliqit në Koshare, në Gjakovë të Kosovës. Bylbyl Breçani e dha jetën e tij të re në moshë 25-vjeçare, bashkë me Ali Fejzullahun nga Mitrovica dhe plagoset Isuf Mulliqi. Kështu e mbylli jetën me lavdi të plotë Bylbyl Breçani.
Bylbyl Breçani u varros me nderimet më të mëdha nga populli i Tropojës dhe bashkëluftetarët e tij të Luftës së Kosovës që e përcollen nën breshërinë e armëve. Eshtrat e tij tani prehen në Memorialin e Koshares në Gjakovë, në tokën ku ai derdhi gjakun e tij për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për Bashkimin Kombëtar Shqipëri-Kosovë.