Eduard Xhozef e pyet Lajçakun pse kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është distancuar nga sulmi i 24 shtatorit

Eduard Xhozef e pyet Lajçakun pse kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është distancuar nga sulmi i 24 shtatorit

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi tha se shtetet anëtare po diskutojnë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës për të ardhur në përfundime mbi atë që ndodhi. Lidhur m këtë profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Eduard Xhozef e pyeti Lajçakun pse kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq snuk është distancuar nga sulmi dhe sugjeroi që tash BE-ja dhe Amerika  t’i bëjnë presion Serbisë që të drejtohet kah Perëndimi, duke ua paraqitur Kosovës dhe Serbisë marrëveshjen “merre ose lëre”. Lajçak tha se do të dalin me qëndrim kur kemi vërtetuar faktet. Ai tha se shtetet anëtare po diskutojnë dhe se u takon shteteve anëtare të vendosin se çfarë ndodhi dhe nëse ajo çfarë dihet tashmë mjafton për të ardhur në përfundime apo ende. “Hetimet po vazhdojnë. Ne kemi KFOR-in dhe EULEX-in në Kosovë”, tha ai. Ndoshta kjo mjafton. Do ta shohim shumë shpejt”, tha Lajçak, duke shtuar se diskutimet do të vazhdojë javën e ardhshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …