Sot po mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Sot po mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Prokuroria e kësaj gjykate e quan “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Procesi gjyqësor kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka filluar që në mëngjes ndërsa seancat do të vazhdojnë  edhe nesër, pasnesër dhe ditën e  enjte. Seancat e fundit gjyqësore për këtë muaj priten të mbahen më 16, 17, 18, 19, 30 dhe 31 tetor. Tash për tash dihet se Prokuroria ka caktuar  mbi 300 dëshmitarë kundër krerëve të luftës së UÇK-së, ndërsa për tri vjet gjysh kur janë arrestuar të pandehurit, janë dëgjuar vetëm 26 prej tyre, nga ai mes ka “shqiptarë”, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës. Seancat kryesisht janë mbajtur kryeisht  të  mbyllura për publikun. Sot  po dëgjohet dëshmitari i 27-të. Gjykimi kundër   krerëve të UÇK-së, filloi më 3 prill të këtij viti,  dy vjet  e gjysmë pas arrestimit, të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …