Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

Ka përfunduar seanca gjyqësore kundër ministres, Rozeta Hajdari, e cila kishte goditur me veturë dhe e kishte lënduar një fëmijë

Ka përfunduar seanca gjyqësore kundër ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë. Pas seancës, ministrja Hajdari ka thënë se se nuk ka ndonjë vendim nga seanca e sotme gjyqësore. Me kërkesë të avokatit të ministres, Shemsi Bunjaku, seanca është mbajtur e mbyllur për media, pasi sipas tij kjo seancë ka të bëjë me rastin e aksidentit me të mitur. Me këtë kërkesë nuk u pajtua avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti. Teksa shtoi se kjo lëndë është zvarritur për shqyrtim.  Më 10 prill të vitit 2022 një aksident kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, në këtë aksident ishte e përfshirë, ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Aksidentin  e kishte konfirmuar edhe policia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …