Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pret një pasqyrë të qartë për sulmin terrorist në veri të Kosovës, çfarë ndodhi e si ndodhi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë që BE pret jo vetëm bashkëpunim të plotë, por bashkëpunim të pakushtëzuar nga Serbia për krejt atë çka ndodhi në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. BE pret të ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ndodhi në  sulmin terrorist në veri të Kosovës, çfarë ndodhi, pse ndodhi, kush mori pjesë në të, kush organizoi. Bashkimi Evropian pret nga Serbia jo vetëm bashkëpunim të plotë, por edhe pa kushte gjatë hetimeve për zbardhjen e plotë të sulmeve që ndodhën në Banjskë, në veri të Kosovës më 24 shtator, sulme të cilat BE-ja i quajti terroriste. Në këtë rast, askush nuk duhet të fshihet prapa qëndrimeve rreth statusit si pretekst.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: 26 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të papunësuar në vitin 2016

Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të papunësisë në rajon

Pas publikimit të raportit të Bankës Botërore, nga i cili mësohet se vetëm 37 për …