Mbështetësit e Izraelit e Palestinës protestuan në disa qytete të Amerikës, meqë Izraeli i shpalli luftë Hamasit, pas sulmi kundër Izraelit

Mbështetësit e Izraelit e Palestinës protestuan në disa qytete të Amerikës, meqë Izraeli i shpalli luftë Hamasit, pas sulmi kundër Izraelit

Mbështetësit e Izraelit e Palestinës protestuan në disa qytete të Amerikës, meqë  Izraeli i shpalli luftë Hamasit, pas sulmi kundër Izraelit. Pasi grupe të mëdha mbështetësish palestinezë dhe izraelitë u mblodhën në shesh gjatë të cilit pati një përplasje verbale, shpërtheu një përplasje fizike mes protestuesve kundërshtarë pranë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë, palestinezët amerikanë protestuan para konsullatave izraelite në Atlanta dhe Çikago dhe në Kaliforni, ndërsa u mblodhën edhe mbështetësit e Izraelit. Protesta të grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite u mbajtën edhe në Uashington, ku pati përplasje fizike mes dy grupeve të protestuesve. E sulmi i Hamasit në territorin e Izraelit, ka alarmuar autoritetet e vendeve të ndryshme të botës, që rritën prezencën e policisë në objekte fetare të hebrenjve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …