Ambasadori i Amerikës në vendin tonë, Jeff Hovenier në një intervistë për Bloomberg ka folur lidhur me deklaratën e Vjosa Osmani e cila tha se Kosova duhet ta përgatis bashkë me Amerikën draft statutin e Asociacionit. Sipas diplomatit amerikan nëse Kosova fillimisht dëshiron ta ndajë propozimin e saj me SHBA një gjë e tillë do të mirëpritej. Unë e shoh rolin në këtë mënyrë siç e shoh rolin e Amerikës në pjesën tjetër të dialogut. Pra, nëse qeveria e Kosovës dëshiron të parashtrojë idetë e saj se si të ecë më mirë përpara me një proces të besueshëm për themelimin e një Asociacioni duke përfshirë dhënien e ideve ose një draft aktual të një draft statuti, ne do ta mirëpresim këtë. Dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron ta ndajë këtë fillimisht me Shtetet e Bashkuara për reagimet tona, kjo është në rregull. Do ta mirëprisnim edhe atë ka theksuar Hovenier për Blumberg.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …