Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka ngritur një rast në Gjykatën Speciale, i cili përben skandalin e radhës të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës është vërejtur se ai ka tentuar të negocioje me prokurorinë një pako përfitimi për të, në këmbim të dëshmisë. Nuk e di nëse keni pasur mundësi të shihni shënimin përgatitor, por ju lutem të shihni shënimin përgatitor nr 2., Në këtë shënim është një përmbajtje, apo më saktë një përshkrim i një, është bërë një përpjekje nga dëshmitari që të negociojë me prokurorinë, para se të japë dëshminë. Diskutohet diçka në lidhje me atë që është premtuar në të shkuarën dhe çfarë nuk i është premtuar dhe ka një kontradiktë të qartë, mes asaj që është premtuar. Në thelb sipas këtij paragrafi nuk është përfituar asgjë, ama kemi një situatë ku dëshmitari ka shprehur dëshirën të negociojë një përfitim apo paketë të caktuar dhe ju e dini se me juridiksionin e Amerikës dhe Anglisë, këtu vihet në pikëpyetje sa i takon sjelljes së përfaqësuesit të prokurorisë i cili në njëfarë mënyrë sugjeron dëshmitarit diçka në këmbim. Krejt kjo është papranueshme kur avokati i bën një premtim dëshmitarit dhe vetë dëshmitari thotë se ke premtuar diçka, dhe përfaqësuesi i Prokurorisë thotë kam premtuar diçka tjetër, ka saktësuar Ben Emmerson.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …