Tre udhëheqësit e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca gjenden në vizita të ndryshme zyrtare jashtë vendit. Zonja Osmani ndodhet për vizitë në Kroaci. Ajo me ftesë të kryetarit kroat, Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Zagreb ku fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, thuhet në njoftim. Në të njëjtën kohë, jashtë vendit ndodhet edhe kryeministri, Albin Kurti. Ai është duke qëndruar në Britani të Madhe, ku dje ka pasur edhe disa takime ku ka folur mbi situatën në veri. Përveç, Osmanit dhe Kurtit, edhe Konjufca po realizon një udhëtim në Gjermani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …