Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por shprehet thellësisht i shqetësuar me rrethimin e plotë që Izraeli i ka bërë Rripit të Gazës. Situata humanitare në Gaza ishte jashtëzakonisht e rëndë edhe para këtyre armiqësive, tha Guterres për gazetarët. Tani vetëm do të përkeqësohet edhe më shumë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Gallant, tha se shteti i tij do të vendosë rrethim të plotë në enklavën që për një kohë të gjatë është e bllokuar dhe theksoi se rrethimi nënkupton se 2.3 milionë banorët e Gazës nuk do të kenë rrymë, ushqime, ujë e gaz. Gjithçka do të mbyllet. Pas sulmit të nisur nga militantët e Hamasit nga toka, ajri dhe deti, Izraeli ka deklaruar se mbi 700 persona janë vrarë, ndërkaq nga sulmet izraelite në Gaza është raportuar për 560 të vrarë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …