Kryetari palestinez, Mahmud Abbas u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër agresionit të vazhdueshëm izraelit ndaj palestinezëve. Abbas përmes një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres ka kërkuar që OKB-ja ndërhyjë menjëherë për të ndaluar agresionin e vazhdueshëm izraelit kundër popullit palestinez, veçanërisht në Rripin e Gazës. Mahmud Abass theksoi nevojën urgjente për ndihmë mjekësore dhe ndihma të tjera në Gaza, duke tërhequr vëmendjen ndaj krizës së afërt humanitare. Ai i kërkoi OKB-së t’ iu përmbahet përgjegjësive të Organizatës sikur i njeh legjitimiteti ndërkombëtar dhe të sigurojë mbrojtje për popullin palestinez.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …