Memli Krasniqi: 24-vjetori i PDK-së, nuk mund të shënohet pa disa nga personalitetet e shquara që vunë themelet e këtij projekti politik

24-vjetori i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk mund të shënohet pa disa nga personalitetet e shquara që vunë themelet e këtij projekti politik, ata të cilët u angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese dhe shtetformuese. ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik të kësaj partie. Sot, në selinë e PDK-së takova anëtarët e Këshillit Politik, që krahas përvjetorit të partisë të shënojmë edhe një vjetorin e themelimit të këtij këshilli. U shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim dhe të PDK-së për kontributin e tyre të çmuar kombëtar, institucional e partiak.  Bashkë me brezat e rinj do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë për një të ardhme më prosperuese për Kosovën! 24 vjet krenari!”, ka shkruar, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti refuzohet sërish nga LDK për dialog, akuzat për përçarje dhe polarizim të jetës politike

Përpjekja e fundit e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të tërhequr LDK-në, në një …