Në seancën e sotme gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, është paraqitur dëshmitari i Prokurorisë, i 29-ti me radhë në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Është paraparë y dëshmitar dëshminë e tij duhet ta jep nën masat mbrojtëse të identitetit dhe zërit. Me të filluar pyetjet e prokurorit James Pace, dëshmitari ka kërkuar pushim, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai ka thënë se nuk po ndihej mirë dhe dëshiron të kontaktojë me një avokat, pasi nuk po i kupton mirë as pyetjet. Paraprakisht, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se avokatët janë të shqetësuar me mënyrën e ofrimit te dëshmive nga ky dëshmitar. Më pas seanca ka vazhduar e mbyllur, ku edhe ka përfunduar për sot.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …