Mbi 900 palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelite, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se ndër palestinezët e vrarë nga sulmet izraelite janë 260 fëmijë dhe 230 gra, ndërsa janë plagosur 4.500 të tjerë. Ministria theksoi se 150 anëtarë të 22 familjeve u masakruan. Duke theksuar se Izraeli ka në shënjestër edhe punonjësit e shëndetësisë, ministria tha se deri më sot gjashtë punonjës shëndetësor janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në Gaza, ndërkohë tetë gazetarë kanë humbur jetën në bombardimet e vazhdueshme të ushtrisë izraelite.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …