Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Bruksel, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Gjatë bisedimeve Thaçi ka thënë se Kosova tani pret një vendim meritor në procesin e liberalizimit të vizave. Ai foli veçmas për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se ky proces ka ndikuar pozitivisht në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor. Mirë po zonja e BE-së, Federica Mogherini ka kërkuar nga kryetari Hashim Thaçi, që Kosova të përmbush kushtin për liberalizimin e vizave dhe që tani për tani është miratimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …