leoni

Filluan punimet ne asfaltimin e rrugës “Toplanë” Skifteraj- Remnik

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu ka vizituar fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet që kanë nisur për asfaltimin e rrugës nga lagjeja e “Toplanve” në Skifteraj e që lidhë me fshatin Remnik. Me këtë rast ai u prit nga disa banorë të cilët u shprehen mirënjohjes për këtë projekt infrastrukturor. Përndryshe kryetari Haliti, shtoj se kjo komunë do të vazhdojë të punojë në të gjitha lokalitetet e saja me projekte të ndryshme në rregullimin e infrastrukturës. Ky projekt u mirëprit edhe nga banorët e fshatrave Remnik e Skifteraj, duke vlerësuar si prioritet. Kjo rrugë ka një gjatësi prej mbi 1 kilometër e gjysmë.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …