Pa u marrë me fajsinë apo të drejtën e palëve!
Pa dashur të arsyetoj apo fajsoj cilën do palë!
Pa hyrë në të kaluaren e largët dhe atë të afërt!
Pa u marrë me të drejtën historike as atë faktike!
Pa i matur dëmet dhe padrejtësinë e luftës, as përmasat e krimeve e të masakrave!
As pushtimet territoriale, urrejtjet e mos durushmërinë fetare!
Mos respektimi i të drejtave në luftë!
Mos kursimi i civilve dhe shkelja e të drejtave të konëventave si ajo e Gjenevës, dhe ligjeve e zakoneve ndërkombëtare të luftës!
Për ne shqiptarët, Izraeli është i rreshtuar në të njejtën kolonë ku jemi të rreshtuar edhe ne!
Mirë apo keq duhet ta përkrahim!
Ndërsa Palestina, Hamasi e Esbullahu janë në kolonën kundërshtare dhe janë kundër nesh!
Kjo kolonë e tyre me Serbinë, Rusinë e Iranin, i takojnë grupimit anti demolratik anti NATO e anti Shqiptare!
Ne duhet te jemi qartë, të percaktuar me Aleatet, përndryshe nuk do të ishte e menqur të jemi në anën e kundershtarve, qoftë kur humbin apo fitojnë,ne fort duhet të mbahemi në kolonën me Amerikën!
Kushdo nga shqiptaret mendon apo vepron ndryshe dëmton interesat e Shtetit të Kosovës e të Shqipërisë!
Shqiptarët nuk jemi as nuk do jemi të përcaktuar kurrë në baza fetare, por gjithmonë në ato Kombëtare!
Ne nuk jemi kundër lirisë së askuj por e mbrojm lirinë tonë me çdo kusht e çdo çmim!