Eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, duke iu referuar deklaratave të fundit të zëdhënësit të BE-së lidhur me sulmin terrorist serb në veri të Kosovës, ka akuzuar BE-në se është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe se dëshiron të kufizojë dislokimin e policisë, në veri. “BE-ja është bërë de facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri. Server ka shkruar se amerikanët po mbështesin BE-në në të dyja këto synime, ndërsa mohojnë se do të lejojnë arritjen e objektivit të fundit. Por as BE dhe as SHBA nuk kanë treguar ndonjë vullnet për të bllokuar ambiciet e Serbisë, siç tregohet nga dështimi për të reaguar ndaj tentativës së kryengritjes së Beogradit”, ka shkruar Serwer.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …