leoni

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e ka kritikuar Albin Kurtin dhe ia ka përkujtuar anekdotën e qershive të pa shitura në Pazar

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e ka kritikuar Albin Kurtin  dhe ia ka përkujtuar anekdotën   e qershive të pa shitura në Pazar. Ajo ka thënë se Qeveria Kurti e rrënuar shëndetësinë, ekonominë e fusha të tjera. Albin Kurti është njeriu i cili problemin më të madh e ka me vetveten. Çdo gjë që ka fol, ka mashtruar, ka gënjyer. Sot e kemi një gjendje shumë të rëndë në Kosovë, nga njeriu i cili ka rrënuar ose po tenton të rrënojë gjithçka që kanë bërë ata më herët. Tash ka filluar ta luftojë edhe  opozitën. Fatkeqësisht është për gjynah një njeri që i ka 51% vota”. Deputetja Musliu po ashtu riktheu edhe deklaratën e saj të famshme me anekdotën e  “qershive”, për t’i komentuar veprimet e Kurtit. Ajo ka thënë me cinizëm se nuk ka lanë asnjë qershi pa ngrënë nga ato që i kishte “pluhurosur” Tash ia ka nisë e po i han edhe bishtat e bërthamat e qershive, ka thënë deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …