Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Peter Stano: BE-ja nuk ka parë shtendosje të plotë të situatës në veri nga Kosova andaj masat ndëshkuese mbeten në fuqi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë se shtetet e unionit nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për shtendosje të plotë të situatës në veri andaj edhe masat ndëshkuese mbeten në fuqi. Masat e prezantuara për Kosovën ishin reagim direkt ndaj eskalimit që pati, apo mungesës së shtendosjes që kemi parë më herët, nuk po flas për 24 shtatorin, po flas për periudhë para kësaj. Shtetet anëtare ende nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për shtendosje kuptimplotë, për këtë arsye masat janë ende në fuqi”, ka thënë Stano. Ai gjatë një konferencë për medie, ka thënë se BE-ja është ndërmjetësuesi i sinqertë i dialogut duke i ndihmuar palët të gjejnë një konsensus. E kemi përsëritur shumë herë, nuk ka asgjë tjetër për të thënë rreth kësaj. Rruga drejt BE-së për Kosovën e Serbinë shkon pashmangshëm nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, s’ka rrugë tjetër, të dy palët duhet ta kuptojnë se dialogu duhet të vazhdoj dhe palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë kuptimplote duke arritur kompromisin e nevojshëm për t`i normalizuar raportet”, është shprehur Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …