Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje palëve në Lindjen e Mesme të parandalojnë përhapjen e konfliktit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje palëve në Lindjen e Mesme të parandalojnë një përhapje të konfliktit, ndërsa në veri të Izraelit njerëzit nxitonin për të gjetur strehim nga goditjet që vinin nga Libani jugor. “Jam i shqetësuar nga shkëmbimi i zjarrit rishtazi përgjatë Vijës Blu dhe sulmet që u njoftuan se u bënë nga Libani jugor”, u tha gazetarëve zoti Guterres në selinë qendrore të OKB-së. Vija Blu është vija ndarëse mes Izraelit dhe Libanit, e cila patrullohet nga paqeruajtës të OKB-së. “U bëj thirrje të gjitha palëve – dhe atyre që kanë influencë tek këto palë – të shmangin një përshkallëzim dhe shtrirje të mëtejshme”, tha ai. Grupi militant libanez Hezbollah, i mbështetur nga Irani, kontrollon Libanin jugor. Ekziston frika se ky grup do të bëhet pjesë e konfliktit, në mbështetje të Hamasit. Në vitin 2006, Izraeli dhe Hezbollahu bënë luftime 33-ditore në Liban. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se mban kontakte të vazhdueshme me udhëheqësit në rajon për të parandaluar një përhapje të konfliktit. Ushtria e Izraelit pritet të fillojë së shpejti një sulm të gjerë tokësor ndaj Rripit të Gazës që është nën kontrollin e Hamasit dhe ka mbledhur forcat ushtarake përgjatë kufirit. Izraeli ka vendosur një rrethim të plotë ndaj këtij territori, në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit ndaj Izraelit, si dhe ka bërë sulme të shumta ajrore, duke vrarë qindra palestinezë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …