Edi Rama: Me Ramushin kemi pasur një krisje, por kjo nuk më pengon të shpreh neverinë time për një video propagandistike kundër tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në seancën e posaçme për Kosovën  në Kuvend, i ka cilësuar të neveritshme sulmet ndaj Ramush Haradinajt në rrjetet sociale. Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinajn, me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër. Ndërsa me Albinin nuk kam pasur kurrë asnjë problem personal, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar.  Fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pengon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile digjitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe. Ramush Haradinaj si çdo komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtetë në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë fashiste, dhe si çdo luftëtarë që ka fituar luftën me armë të vërteta, nuk ka si ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në prani edhe të mediave, se mund të ishte në ambient privat dhe prapë të sulmohej me këto mjete mizerabël kineze duke u futur në rreth si tradhtar i kombit. Turpi i mbuloftë ata që sot e harrojnë se pa qindra mijëra Ramushët e UÇK-së s’do gëzonin lirinë e shprehjes deri në abuzim që kanë sot”, ka thënë Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …