Flet “Mjeshtri i Madh” Gëzim Tushi: Fenomeni i plakjes së popullsisë është një dukuri globale, e cila është kthyer në një “epidemi demografike”

Flet “Mjeshtri i Madh” Gëzim Tushi: Fenomeni i plakjes së popullsisë është një dukuri globale, e cila është kthyer në një “epidemi demografike”

-Vjedhja si aktivitet kriminal ka përfshirë politikanë dhe shtetarë, nëpunës të shtetit dhe mbrojtës të ligjit, fëmijë e të rinj

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Popullsia e Shqipërisë po shkon drejt plakjes, e ndikuar nga emigrimi. Vendi është prekur nga rritja graduale e moshës së popullsisë, e cila po ndryshon strukturën demografike të vendit.Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, me rënie 1.1%. Një vit më parë vendi numëronte 31.8 mijë persona më shumë. Rënia më e madhe, sipas të dhënave, vihet re tek grup moshat e reja. Kryesisht grup moshat deri ne 29 vjeç. Kjo është grupmosha që është prekur edhe më tepër nga vala e emigrimit, ku të rinjtë janë larguar për shkollim, punë ose bashkim me familjen. Krahasuar me një vit më parë vendi ka 40 mijë të rinj më pak, ndërsa numri i të moshuarve mbi 60 vjeç po shtohet. Nga ana tjetër korrupsioni nuk është ulur…Sipas anketave të ndryshme, një përqindje e konsiderueshme e bizneseve iu paguajnë ryshfet zyrtarëve publikë, në mënyrë të përsëritur, gjatë gjithë vitit. Bizneset, në sektorët e prodhimit industrial, të furnizimit me energji elektrike, gaz dhe ujë, janë më të prekurit nga ryshfeti, të pasuar nga bizneset në sektorin e tregtisë me shumicë dhe të tregtisë me pakicë. Zyrtarët publikë, me rrezik më të lartë të ryshfetit në bashkëveprim me bizneset, janë: zyrtarët e doganave, zyrtarët tatimorë/të hyrave, zyrtarët komunalë ose provincial. Por korrupsioni dhe rrogat e ulëta kanë ccuar në rritjen e vjedhjeve. Lind pyetja: Çfarë vidhet më shumë në Shqipëri? Kjo është një pyetje që merr përgjigje të ndryshme në varësi edhe të zonave apo qyteteve. Por ato që dominojnë janë kryesisht biçikletat, skuterat, makinat, shtëpi e biznese…Shpeshherë hajdutët janë raste të përsëritura dhe shumë profesionistë në kryerjen e këtyre krimeve duke mos lënë gjumë, e në raste të tjera janë vjedhje amatore që kapën shumë shpejt nga policia.Shumica e vjedhjeve kryhen në vetëm pak minuta, nga një person i vetëm ose përgjithësisht nga grupe të vogla. Në Durrës, Fushë-Krujë dhe Tiranë ndodhin më shumë vjedhje. Për këto problem do na japë disa pëegjigje socialogu Gëzim Tushi…

-Para disa muajsh, Instituti i Statistikave prezantoi shifrat më të fundit rreth popullsisë shqiptare, sipas të cilave ajo rezultonte sërish në rënie dhe duke u plakur. A ndikon në ekonominë e vendit plakja e popullsisë? Çfarë do të ndodhë nëse plakla dhe emigrimi do vazhdojë me këto ritme? Si do t’i komentonit ju këto shifra cilat janë shkaqet e këtyre fenomeneve?

Sigurisht plakja e popullsisë dhe emigrimi janë të lidhura me njëra-tjetrën. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Nëse ikin të rinjtë, në emigracion detyrimisht popullsia do të plaket. Fenomeni i plakjes së popullsisë është një dukuri globale, e cila është kthyer në një “epidemi demografike”, që ka përfshirë të gjithë vendet. Sidomos ato të zhvilluara, europiane dhe më gjerë. Plakja me ritme të shpejta e popullsisë në Shqipëri nuk është vetëm një shqetësim demografik, por është me pasoja edhe në zhvillimin ekonomik e social të vendit. Sepse, nga njëra anë ulet mosha e forcës aktive të punës në ekonomi dhe nga ana tjetër, rriten shpenzimet që duhen për të përballuar nevojat dhe kostot e shtresës së të moshuarve për sigurimet e tyre shëndetësore e shoqërore. Plakja e popullsisë është një dukuri, që ka shkaqet e saj. Tashmë është prezent edhe në Shqipëri, e cila nëse dikur ishte vendi europian me moshën më të re, rreth 27 vjeç, sot ka arritur mesataren e moshës 35 vjeç. Edhe pse nga pikëpamja e moshës mesatare nuk jemi ndër listën e vendeve me popullsi me moshë të plakur, shqetësues është ritmi i lartë i procesit të plakjes, që është nga më të lartit në Europë. Kjo sepse shpejtësia e plakjes së popullsisë shqiptare është akseleruar dhe shfaqet me dinamikë të lartë. Mjafton të themi se nëse në vitin 2006 mosha mesatare ishte 31.8 vjeç, tani e ka kaluar moshën 37.2 vjeç. Shkaqet janë të shumta, me natyrë materiale dhe kulturore, që lidhen me ndryshimin e konceptit për jetën, ndryshimin e tipologjisë së martesës, strukturës së familjes, kontrollin e lindjeve, etj. Së pari, një nga shkaqet evidente është ulja drastike e lindshmërisë. Të dhënat flasin për një ulje të ndjeshme të saj. Kjo ka bërë që nga 5 fëmijë për grua që kishte shoqëria jonë në vitin 1970, sot ajo ka zbritur në 1.67. Ndërkohë që për të mbajtur konstant këtë numër të popullsisë që kemi, do të duhej të kishim 2.1 fëmijë për grua. Pra, kemi kaluar në një situatë kur ndodhemi nën normën e zëvendësimit aritmetik të popullsisë. Së dyti, zgjatja e jetës është një tjetër tregues që dëshmon për plakjen e popullsisë dhe prishjen e raporteve midis moshës së re aktive dhe të moshuarve. Së treti, emigracioni është një nga shkaqet me peshë që akseleron treguesit mekanikë të plakjes së popullsisë. Sepse në këto tri dekada janë larguar përmes valëve të emigracionit të rregullt apo klandestin më shumë se një milion njerëz. Një fenomen që po vazhdon edhe kohët e fundit, duke u shfaqur si një lloj “emigracioni i vonuar”. Kjo dukuri, (emigracioni), ka bërë që nga Shqipëria të largohen kryesisht mosha rinore dhe njerëz të aftë për punë, duke ndikuar në prishjen e raporteve midis popullsisë së re në moshë dhe njerëzve të moshuar.  Ndikimi i emigracionit në plakjen e popullsisë duhet vlerësuar në të gjithë aspektet, sepse pasojat janë komplekse dhe afatgjata, demografike, ekonomike, sociale e financiare.

– Vjedhjet janë kthyer në shqetësim për banorët në qytete dhe fshatra. Grabitësit sot nuk kanë kursejnë portofolat në autobuza, në radhët e supermarketeve, banesat por edhe kafshët, prej të cilave banorët sigurojnë jetesën. Në kushtet kur nuk kanë siguri për vete dhe bagëtinë, në fshjatra  banorët thonë se janë të detyruar të qëndrojnë zgjuar natën dhe të bëjnë roje.Banorët dyshojnë se grabitësit jetojnë pranë zonave të tyre dhe kanë informacion mbi fermerët dhe ato cfarë posedojnë. Gjithashtu ata apelojnë policinë për më shumë siguri dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve. Nuk ka dyshim që fenomeni i vjedhjeve, grabitjeve, përvehtësimit të dhunshëm apo djallëzor të gjësë së tjerit apo pronës publike, është bërë dukuri e gjërë e jetës sociale në shoqërinë tonë.  Kjo ndoshta vjen dhe si pasojë e korrupsionit në administratë. Vjedhin drejtuesit e shtetit, pse të mos vjedhin dhe njerëzit e thjeshtë. Pse kjo gjëndje në Shqipëri?

Sicc raportohet përvecc korrupsionit vjedhja është kthyer në një fenimen shqetësuaes kudo në Shqipëri.  Dhe nëse i referohemi statistikave të policisë vjedhja si fenomen ka përfshirë kryesisht mosha të reja, adoleshent dhe të mitur në të shumtën e rasteve. Në këtë epidemi sociale shumë shqetësuese të shoqërisë shqiptare të ditëve tona, përtej pamjes empirike të rasteve të shumta dhe fenomenologjisë së personalizuar të secilit rast, duket se tashmë ka një tendencë që shfaqet si ontologji sociale gjithpërfshirëse. Sepse në këtë lloj aktiviteti kriminal përfliten dhe ka të përfshirë politikanë dhe shtetarë, nëpunës të shtetit dhe mbrojtës të ligjit, fëmijë e të rinj. Që janë nga qyteti dhe nga fshati, të pasur dhe të varfër. Kjo kakofoni demografike e moshore shfaqet si një nga deformacionet e rënda të tranzicionit tonë. Me shumë pasoja materiale, psikologjike e sociale. Por vjedhjet tek fëmijët dhe të rinjtë janë bërë më të shpeshta, në forma të larmishme dhe që po i ndeshim në të gjithë formatet e njohura dhe të panjohura më parë, të shfaqura dhe të realizuara herë pas here nga të rinjtë e moshave të ndryshme, duke përdoruar forma banale dhe të stërholluara, me  mjete tradicionale dhe klasike apo me forma moderne, të realizuara në rrugë banale dhe shumë të rafinuara e mjaft të sofistikuara.Por duhet thënë se  “ideologjia e vjedhjes” për shkaqe historike dhe politike nuk është dukuri e re sociale për shoqërinë shqiptare. Madje, duhet të njohim realitetin që për këtë çështje nuk na ka munguar as “tradita”, madje as motivimet thjeshtëzuese të shkaqeve të ekzistencës së saj. Por tani jemi përballë një eksplodimi të kësaj dukurie, e cila nga moral i deformuar privat i individëve të veçantë, duket se ka prirje të bëhet “mënyrë jetese” e gabuar dhe kriminale për shumë të rinj. Sidomos për ata që e mendojnë vjedhjen si gjë të natyrshme dhe mënyrë jetese të përshtatshme të kohës moderne. Madje tek shumë të rinj që kanë zgjedhur këtë rrugë në vend të rrugës së dobishme të punës, vjedhja konsiderohet edhe si “rrugë alternative” për të “siguruar të ardhura” në rrugë më të shpejtë dhe më të sukseshme se sa puna e ndershme e punës dhe sigurimi i fitimit me djersë. Është e vërtetë që kjo mënyrë e deformuar që ka sjellë epideminë e vjedhjeve ka prekur më shumë kontigjentet moshore të brezit të ri. Koha po tregon se në shoqërinë tonë vjedhja është bërë profesion për shumë fëmijë të rrugës, për të rinjtë e mbetur të papunë apo që nuk e duan punën, për adoleshentët e dhënë pas bixhozit, llotarive të fatit, drogës, alkoolit dhe përgjithësisht të rinjve që kanë vendosur që të jetojnë, duke hyrë qorrazi në hullitë e jetës vanitoze, duke qënë pa qëllime, ideale personale e synime profesionale. Kurba e krimit të vjedhjes ordinere nga të rinjtë tanë kohët e fundit është në rritje. Shkaqet e kësaj situate nuk janë të thjeshta për t’u kuptuar dhe sidomos për t’u interpretuar në mënyrë adekuate. Sepse ato janë shumë, janë të larmishme dhe komplekse, që lidhen me jetën sociale, kushtet ekonomike, varfërinë, papunësinë. Por megjithatë nuk është e ndershme që shtimin e vjedhjeve nga të rinjtë ta lidhim në mënyrë fatale dhe deterministe vetëm me këto shkaqe. Ka ca arsye të tjera që janë të lidhura me arsyet ekonomike, varfërinë dhe papunësinë të cilët janë faktorë madhorë, por nuk janë të mjaftueshëm për të pranuar se ato në tërësi janë shkaqet e vetme për të shpjeguar të tërën, pse ka një rritje evidente të të rinjve që janë futur në rrugën e vjedhjes.

Të kthehemi sërish te emigracioni. Kur do ndihen më shumë problemet e emigracionit të të rinjve dhe fenomeni i largimit të profesionistëve?

Largimi i të rinjve dhe profesionistëve ka filluar të ndihet ndjeshëm. Kudo shihen afisheku kërkohen punëtorë të profesioneve të ndryshme. Largimi i njerëzve nga vendi, zgjerimi emigracionit, ulja e natalitetit ka filluar të shfaqë patologji sociale, të cilat nesër mund të agravohen dhe pasojat mund të kenë kosto më të mëdha demografike, sociale, ekonomike e financiare. Që tani kanë filluar të ndihen mungesa në tregun e punës për fuqi punëtore të kualifikuar apo “bruto”. Po pakësohet numuri i të rinjve, që janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës. Po prishet raporti midis atyre që futen në tregun e punës  me ata që dalin në pension, në favor të kësaj kategorie. Nëse ecet në këtë rrugë atëhere do të duhet të “importojmë” nga jashtë brezin e ri, për të plotësuar nevojat e tregut të punës. Tejet shqetësues është fenomeni i largimit të profesionistëve, njerëzve të shkolluar e profesionistë të nivelit elitar, të cilët po krijojnë vakume të ndjeshme në fusha të tilla sikurse janë mjekësia, bujqësia, bota akademike e universitetet, etj. Largimi i njerëzve që këtu kanë status social të garantuar, nivele page relativisht të qëndrueshëm, është një dukuri që duhet ta bëjë klasën politike dhe në përgjithësi ata që janë në bordin e shoqërisë që të mendohen mirë dhe me përgjegjësi politike e patriotike, të mendojnë për të gjetur zgjidhjet për ta përballuar dhe demotivuar këtë dukuri retrograde. Sepse sido që të jetë plakja e popullsië, në mënyrë të pashmangshme nëse ecën me këto ritme, do të ketë pasoja serioze edhe mbi nivelin aktual të jetesës në Shqipëri. Aq më tepër kur niveli i zhvillimit ekonomik, nuk garanton se rritja dhe nevojat ekonomike do mund të përballohen me rritjen e rendimentit të prodhimit. Politika duhet të tregohet e kujdesshme, sidomos më e aftë dhe vigjilente për të lexuar dhe parashikuar të ardhmen në mënyrë që të shmangë krizat e mundshme të së ardhmes.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …