Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qenë sot i pranishëm në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Kolishtë-Buzovik-Beguncë. Me këtë rast ai theksoi se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë për banorët e kësaj ane duke theksuar se me rregullimin e rrugëve lehtësohet qarkullimi i banorëve në këto vise rurale. Gjithashtu disa nga banorët e kësaj zone kanë potencuar se me këtë projekt kthehet jeta në këto fshatra. Ai bashkë me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rura, Naim Pira vizitoi punimet në rregullimin e një rruge bujqësore në Buzovik.