Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha për Zërin e Amerikës se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës, të cilën e cilësoi të brishtë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa atij sulmi që u krye nga individë të cilët kishin armë që nuk mund të blihen në tregun lokal por duhet një formë strukture shtetërore që t’i ofrojë ato. Hovenier, ritheksoi kërkesën që Serbia të bashkëpunojë për ndriçimin e plotë të ngjarjeve dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Shtetet e Bashkuara do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa atij sulmi që u krye nga individë të cilët kishin armë që nuk mund të blihen në tregun lokal por duhet një formë strukture shtetërore që t’i ofrojë ato.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …