Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me senatorët amerikanë, Xhejne Shaheen dhe Peter Welç. Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’ rast kanë treguar se gjatë takimit është diskutuar për agresionin e 24 shtatorit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mbi të gjitha dëshiroj të falënderoj ata për mbështetjen e fortë ndaj Kosovës, veçanërisht pas sulmit të 24 shtatorit. Siguria në Kosovë ishte pika kryesore e temës sonë dhe ua prezantova senatorëve të dhënat e freskëta pas sulmit të 24 shtatorit”, ka thënë kryeministri Kurti. Kemi dëshmi se sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes sulmeve të koordinuara, përmes një themelimi të një korridori për furnizim të armëve në veriun e Kosovës”, ka thënë Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …