Temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me z. Escobar ishin stabiliteti në Ballkan dhe paqja rajonale

Temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Zëvendës- ndihmës Sekretarit Gabriel Escobar ishin stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale  Në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane thuhet se gjatë diskutimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëvendës-ndihmës sekretari Escobar nënvizoi lidhjen e rrënjosur thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Ai më tej theksoi rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Delegacioni i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Arian Zeka, ndau rrëfime të mundësive të humbura të biznesit në Kosovë për shkak të tensioneve në rajon. Në përgjigje të kësaj, Escobar theksoi se normalizimi i marrëdhënieve do të zhbllokonte rritjen ekonomike për Kosovën dhe rajonin më të gjerë.  “Të dyja palët ranë dakord për rëndësinë e madhe të stabilitetit dhe paqes në Ballkan, si elemente themelore për prosperitet. Më tej, u diskutua për ndërlidhjen ndërmjet marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit të përgjithshëm rajonal”, thuhet në njoftim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …